Pacientët e spitalit psikiatrik privohen nga analizat, drejtuesit konfirmojnë mungesën

0

Rreth 300 pacientë të Spitalit Psikiatik “Sadik Dinci” në Elbasan, prej vitesh janë të privuar nga mungesa e shërbimit të analizave. Ky fakt është denoncuar nga përfaqësuesi i shoqërisë civile, Gentian Serjani, teksa është pranuar dhe nga drejtuesit e  këtij spitali.

Pacientët e shtruar në spitalin psikiatrik Sadik Dinci në Elbasan, prej vitesh janë të privuar nga mungesa e shërbimit të analizave.

Ky fakt është denoncuar nga përfaqësuesi i shoqërisë civile Gentian Serjani, sipas të cilit prej  gati tre vitesh rreth 300 pacientë me sëmundje kronike të shëndetit mendor, të shtruar në këtë spital shumica të braktisur nga familjet e tyre nuk e marrin këtë shërbim.

Syri Tv ka kontaktuar me drejtorin e spitalit psikiatrik “Sadik Dinci”, Zenun Bullarin lidhur me këtë problematikë e sipas tij, aktualisht pacientet në Spitalin Psikiatrik shtrohen pasi vijnë të shoqëruar me analiza biokimike ndërkohë që vetëm në rastet urgjente analizat biokimike kryhen pranë spitalit rajonal pasi aktualisht në spitalin psikiatrik ky shërbim mungon./Syri tv