Pacolli tregon për gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së pas takimit që pati me ta në Hagë

0

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dhënë detaje rreth takimit që sot pati në Hagë, me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.

“Sot ishte një ditë ku unë munda të shkojë dhe t’i vizitojë pjesëtarët e UÇK-së, ku po mbahen në Hagë”, deklaroi ai.

”Pata mundësinë që përveç presidentit Thaçi pata mundësinë ta takojë edhe ish-kryeparlamentarin Veseli dhe ish-deputetin e VV-së Rexhep Selimi”.

Ai foli për Klan Kosovën edhe rreth gjendjes së ish-krerëve të UÇK-së të cilët aktualisht po përballen me një proces nga Dhomat e Specializuara.

”Mirë, ata moralisht ishin mirë, edhe me shëndet mirë. Të gjithë e dinë që janë në një proces ku ata duhet të punojnë shumë me avokatët e tyre, për të treguar që lufta e UÇK-së, ka qenë luftë e pastërt”.

”Dhe jam i bindur dhe unë që shumë shpejt do t’u tregohet opinionit botërorë se këta njerëz mbahen koti atje dhe pa asnjë arsye”.

”Qeveria e Kosovës duhet të ketë më shumë kujdes dhe asnjëherë të mos ua ndalë mbështetjen këtyre djemve, sepse këta janë atje për pavarësinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë dhe askush nuk ka të drejtë të paragjykojë pa marrë parasysh cka është ajo”.

”Ne tani duhet të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet juridike që t’i mbrojmë djemtë tanë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu