Pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-gruan, dënohet me 2 vjet burg Alban Bengasi

0

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi.

Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal pasi akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Me gjykim të shkurtuar Bengasi u dënua përfundimisht 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Avokati Alban Bengasi u arrestua në shtator të 2023 në Rinas teksa kthehej nga Dubai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu