Pajiste bizneset me certifikata false, arrestohet 58-vjeçari në Berat

0

Finalizohet me sukses operacioni “Certifikata”.

Pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, vihet në pranga 58-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe përfitimit monetar nga kjo veprimtari, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Berat, pas një hetimi tremujor, finalizoi operacionin “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit: E. D. 58 vjeç, banues në Berat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here