Soreca tregon sa milionë euro janë investuar për Reformën në Drejtësi, i bashkohet kërkesës së PS-së

0

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca është duke folur në konferencën që po mban Këshilli i Lartë Gjyqësor për rolin e institucioneve të drejtësisë, ku sipas tij Reforma në Drejtësi është duke dhënë frytet e para. Soreca tha se të gjithë ata që ideuan këtë reformë e dinin që nuk do të ishte e lehtë.

Ambasadori tha se prej fillimit të Reformës në drejtësi ka pasur 23 procedime për magjistratët, ndërkohë që disa çështje janë dërguar nga SPAK në gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese. Ndërkohë Soreca, njësoj si dhe përfaqësuesit e PS-së ka kërkuar zgjatjen e afateve të Komisionit të Vetingut, që bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Ata që e ideuan këtë reformë e dinin që nuk do të ishte e lehtë dhe e thjeshtë. 5 vitet e fundit kanë konfirmuar se reforma ishte e domosdoshme, kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi ka sjellë tashmë frytet e saj, kemi 23 procedime të ish-magjistratëve, ku SPAK ka dërguar çështje në gjykatë të-ish gjykatave të lartë dhe kushtetuese. E rëndësishme është që tashmë kemi institucione të drejtesisë funksionale si KLP dhe KLGJ.

Dje kam patur një takim me ministrin Manja por edhe deputetët, ku do flasim për sistemin e ri gjyqësor. Procesi i vetingut duhet që të perfundojë sa më shpejt dhe të zgjatet mandati i anëtarëve të komisioneve të vlerësimit. Ka dosje që duhet të trajtohen në mënyrë urgjente, dosjet të shqyrtohen në afatin më të shpejtë. Qeveria dhe Kuvendi duhet të çojnë përpara Reformën, derimë tani janë investuar 50 milionë lekë për Reformën në Drejtësi”, tha Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu