Pajtim Rrushi pas vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha: S’mbaj mend gjë, më ka lënë Covid me pasoja

0

Pajtim Rrushi 42 vjeç, vëllai i Fredi Rrushit, u vu në pranga nga policia po ashtu pasi pas zbulimit të trupit të Ruzhdi Hoxhës, mbi të rëndojnë akuzat “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës“, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Hetuesit kanë dyshime se Pajtim Rrushi ka fshehur trupin e Hoxhës, por ai e ka mohuar këtë gjë. Pajtimi, Ai dyshohet gjithashtu se ka fshehur automjetin tip “Passat”, me të cilin biznesmeni është transportuar në Dajt dhe më pas është vrarë.

Pasi hetuesit e morën në pyetje, ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, pasi Covid e kishte kenë me pasoja. Grupi hetimor shprehet se ka pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat vërtetojnë dyshimet dhe të kundërtën e asaj që pretendon Pajtim Rrushi.

Pas paraqitjes së pamjeve filmike, Rrushi duket që merr automjetin që transportoi viktimën. Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar të tregojë vendndodhjen e mjetit, teksa hetuesit presin të gjejnë brenda gjurmë ADN-je.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu