PAJTOHEN miqtë e vjetër! Pas ofendimeve dhe kërcënimeve, Stresi i shkon në shtëpi Cllevios

0

Ditën e sotme, Stresi i ka shkuar në banesë Cllevios. Ai ishte live në Instagram kur Stresi mbërriti duke i sjellë edhe një çantë, në të cilën nuk zbuluan se çfarë kishte. Ata shkëmbyen batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Pajtohen miqtë e vjetër! Cllevio ka sheshuar gjërat me Stresin. Dy shokët e shumë viteve që prishën marrëdhëniet kohët e fundit pas sherrit të bujshëm ku Stresi mbajti anën e Noizyt janë bërë sërish miq.

Ditën e sotme, Stresi i ka shkuar në banesë Cllevios. Ai ishte live në Instagram kur Stresi mbërriti duke i sjellë edhe një çantë, në të cilën nuk zbuluan se çfarë kishte. Ata shkëmbyen batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

SI U KRIS MIQËSIA MES TYRE?

Cllevio qëndroi në burg për më shumë se 1 muaj. Pasi doli nga burgu në një video, ai tregon grafitin që kishte në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruaj edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit.

“Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit.”-thotë ai gjatë videos. Pas kësaj erdhi edhe reagimi i Stresit i cili shkroi në rrjetet sociale: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, duke mos përmendur emra.

Të gjitha këto akuza u bënë për shkak se sipas Cllevios, Stresi mbajti anën e Noizyt, pas sherrit të bujshëm.

PO ÇFARË NDODHI MES CLLEVIOS DHE NOIZY-T?

Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai theu arrestin e shtëpisë, duke shkuar në Durrës aty ku u dhunua nga reperi Noizy. Pasi video e dhunimit u bë virale në rrjet, policia arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu