Pak ditë para ditëlindjes, vdes papritur ylli i rrjeteve sociale

0

Ylli i reality show-t, Rolling Ray, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar nëna e tij përmes një deklarate emocionale në “Facebook”. Influencuesi i rrjeteve sociale do të mbushte 29 vjeç më 5 shtator.

“Me zemër të thyer ju njoftoj se djali im Ray ka ndërruar jetë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë telefonuar ose dërguar mesazhe. Kjo do të jetë një rrugë e gjatë”, ka shkruar nëna e të ndjerit.

28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Raymond Harper, ishte i njohur për skeçet online përpara se të shfaqej në emisionin e “MTV Catfish Trolls” dhe emisionin e takimeve, “Bobby I Love You, Purr”.

Ray e përshkruante veten si ‘djali më i famshëm në karrige me rrota’. Kohët e fundit ai ka kaluar një sërë problemesh shëndetësore, ku në maj është dërguar me urgjencë në kujdes intensiv pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Me sa vite burg mund të dënohet? ‘Mbretëresha e Ketaminës’ pranon fajësinë për pesë akuza në rastin Matthew Perry

Ylli i rrjeteve sociale pranoi se nuk ishte i sigurt nëse do të arrinte në Ditën e Nënës, që ishte më 11 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Ray u sëmur gjithashtu me pneumoni në vitin 2022, si dhe me Covid, të cilin ai tha se pothuajse e vrau. Gjithashtu kishte edhe një infeksion gjaku.

“Sistemi im imunitar nuk është mjaftueshëm i fortë për ta luftuar atë vetë”, tha në atë kohë Ray.