Tekniku i Interit, Simone Inzagi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi “zikaltër” në një postim në rrjetet sociale.
“FC Internazionale Milano njofton se Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testin e kontrollit të kryer sot. Tekniku tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor” shkruan Inter në faqen e Twitter.
Tekniku nuk dihet ende nëse do të jetë pjesë e derbit me Milanin në 6 shkurt. Gjithçka pritet të zbulohet në javët në vazhdim nëse italiani do të arrijë të dali negativ në testet përpara ditës së ndeshjes.