Pak ditë para takimit me Vuçiç, Kurti thirrje SHBA-së dhe BE-së: Kërkojini Serbisë të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

0

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak dit para takimit të nivelit të lartë në Bruksel po kërkon nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe aleatët e tjerë që ta nxisin Serbinë për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit, ploëtsisht dhe pakushte.

Kurti ka thënë se Serbia kishte rënë dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon ta minojë marrëveshjen.

“Një vit më parë, lidershipi i BE-së në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Francën na prezantuan një projekt-traktat për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon ta minojë atë. BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit, plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu