Pak orë nga nisja zyrtare e fushatës, , si po shkojnë përgatitjet e partive 

0

Pak orë nga nisja zyrtare e fushatës, selitë dhe sheshet mbulohen nga banderolat gjigande, si po shkojnë përgatitjet e partive

Ndërsa edhe pak orë na ndajnë nga fillimi zyrtar i fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, stafet e partive kryesore, PS dhe PD janë duke kryer përgatitjet e fundit. Partia Socialiste ka parashikuar që të zhvillojë fillimin e fushatës së saj në orën 17:00 në ‘Sheshin Skënderbe’, ndërsa Partia Demokratike do të fillojë fushatën e saj në po të njëjtën orë në ‘Sheshin Nënë Tereza’.

Duket se PS e ka nisur herët përgatitjet për fushatë. Partia Socialiste ka nisur premtimet e saj me sjelljen e dozave anti-Covid. Ndërkohë siç shihet nga pamjet sheshi është rrethuar për të filluar me përgatitjet. Më herët u zbulua se PS-ja nuk do të lejojë qytetarë në këtë çelje të fushatës, ndërsa nuk kanë treguar asnjë detaj tjetër për këtë çelje të fushatës. Ndërkohë kanë mbetur në fuqi masat anit-Covid për dy javët e ardhshme duke përfshirë këtu edhe mbledhjen e më shumë se 10 personave. Kujtojmë se delegacioni evropian ka thënë që partitë të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe të përqendrohen në programin që do të shpalosin këto partitë.

Ndërkohë nga ‘Sheshi Nënë Tereza’ do të çelet fushata e PD-së dhe aktualisht stafi është duke vendosur një skenë dhe në të shihet flamuri shqiptar me numrin 9.

Aktiviteti do të mbahet në orën 17:00 dhe të pranishëm do të jenë të gjithë kandidatët e partisë. Me lënien në fuqi të masave anti Covid u hoq si mundësi kryerja e një mitingu normal.

Megjithëse siç kemi parë edhe në vizitat e Lulzim Bashës në qytetet e tjera që ka qënë i rrethuar nga shumë njerëz, nuk është çudi që të shohim sërish një grumbullim me njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu