Dalin detajet e aksidentit në tunelin e Kërrabës. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur brenda tunelit në këtë aks.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit duke ardhur nga Elbasani për në Tiranë, ku bëhet me dije se një prej automjeteve ka hyrë me shpejtësi në korsinë tjetër duke i prerë rrugën automjetit tjetër, dhe duke shkaktuar përplasjen.
Dyshohet se si pasojë e përplasjes ka 3 persona të plagosur, teksa mësohet se tre ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjares, po ashtu edhe policia.
Përplasja e dy automjeteve, ka krijuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor, teksa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Në trafik ka mbetur edhe një ambulancë që siç duket transportonte të sëmurë nga Elbasani në drejtim të Tiranës.