Pamje ekskluzive nga djegia e banesës në Hotolisht të Librazhdit (Video)

0

Flakët e zjarrit shkrumbuan një banesë sot pasdite në Librazhd.

Rasti ka ndodhur në fshatin Hotolisht.

Banesa në pronësi të banorit Qazim Alliu ka marrë flakë dhe, me gjithë përpjekjet e familjarëve dhe fqinjëve ka qenë e pamundur që të fiket zjarri.

Nga video e siguruar ekskluzivisht nga infowebtv shihet se flakët kanë dalë mbi çati ndërkohë kur mbërritën zjarrfikëset gjithçka pothuaj ishte shkrumbuar.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe familja Alliu tashmë ndodhet në qiell të hapur. Për më tepër që ndodhemi në stinën e dimrit.

Policia dhe një grup hetimor shkuan në vendngjarje.

Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes. infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu