Pamje Ekskluzive / Sulm me drone në Nakhçivan, goditet aeroporti dhe një shkollë

0

Pamje ekskluzive janë sigurauar nga InfoWeb Media nga rajoni i Nakhchivan, ku raportohet për një sulm me drone që ka ndodhur pak minuta më parë.

Sipas informacioneve paraprake, katër drone dyshohet se kanë goditur zonën e aeroportit të Nakhçivanit, ndërsa një tjetër shpërthim është raportuar pranë një shkolle në të njëjtin rajon.

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për viktima apo të plagosur, ndërsa autoritetet e Azerbaijan kanë nisur verifikimet dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Rajoni i Nakhçivanit konsiderohet një zonë strategjike në Kaukaz dhe çdo incident i tillë rrit menjëherë tensionet në zonë, për shkak të afërsisë me Armenia dhe rëndësisë gjeopolitike të rajonit.

InfoWeb Media do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo detaj të ri nga vendngjarja.