Pamje Ekskluzive/Tre automejete përfshihen në aksident në seri tek Ura e Murrashit

0

Një aksident në seri me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur ‘Ura e Murrashit’.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv duken automjetet e përplasura.

Mësohet se nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur rëndë, por drejtuesit e automjeteve kanë pësuar tronditje dhe panik. Ndërkohë mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet proceduriale.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Por paraprakisht një burim policor tha për Infowebtv se shkak mund të ketë qenë moti me lagështi dhe terreni i rrëshqitshëm.

Po punohet për zbardhjen e këtij aksidenti. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu