Pamje live, makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë. Një automjet tip Benz ka shpërthyer në flakë në autostradë dhe ka dalë jashtë rrugës. Shoferi ka shpëtuar për mrekulli.

Ja komunikata e policisë Fier:

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Mbrostar” Fier, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu