Melisa tërhiqet nga ‘Për’Puthen’, ja çfarë dhurate romantike mori pas largimit

0

Konkurrentja Melisa Lleshi vendosi të tërhiqej mbrëmjen e kaluar nga emisioni “Për’puthen”, në një kohë tepër delikate kur në rrjet po aludohej një lidhje mes saj dhe Andit.

“Nuk mbaj dot më”- u shpreh konkurrentja duke veçuar thashethemet e shumta si arsyen kryesore për marrjen e vendimit të saj.

Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.

Ajo u shpreh se nuk e shihte asnjërin prej meshkujve konkurrentë si partnerin e ardhshëm të jetës.

Mirëpo, largimi i saj nga “Për’puthen” ka mërzitur fansat, të cilët i kanë shkruar pafund mesazhe ish-konkurrentes, madje dikush i ka bërë edhe një super dhuratë që e ka lënë Melisën me gojë hapur.

Në një video të gjatë në InstaStory, kokëkuqja i kërkon falje të gjithëve për vendimin e saj, duke u shprehur se kjo ishte më e mira për të, pasi nuk mund të përballonte më shumë dhe s’kishte ç’të bënte më në atë emision.

Ajo i ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe në veçanti një djalë, i cili i kishte dhuruar një buqetë gjigante me trëndafila të kuq, që e kishte surprizuar pafund Melisën.“Ndjesë nëse dikush është zhgënjyer apo lënduar nga vendimi im. Gjithësecili ka të drejtë të besojë atë ç’ka ndjen të besojë. Unë gjithsesi ju falenderoj të gjithëve për çdo kritikë dhe çdo vlerësim. Jam pafund e emocionuar dhe të paktën më besoni që ju dua shumë të gjithëve, pavarësisht çdo komenti.”- shkruan Melisa krahas videos ku tregon edhe buqetën me trëndafila.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu