Pamje nga vendgjarja/ Gruaja u zhduk 2 ditë më parë nga Tirana, djali denoncoi largimin, si i gjetën sot të vdekur në Golem

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Golem ditën e sotme, 27 nëntor ku një burrë dhe një grua u gjetën pa shenja jete në banesë.

Viktimat janë Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem  dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë

50-vjeçarja ishte larguar nga banesa e saj dy ditë më parë,  më datën 25 nëntor 2021.

Ditën e djeshme djali i saj ka bërë kallëzim në polici se i ishte larguar nëna nga banesa.

Ndërkohë mësohet se djali i 60-vjeçarit e ka telefonuar gjatë ditës së djeshme dhe sot babain e tij, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Më pas, pasditen e sotme, djali i 60-vjeçarit ka shkuar te shtëpia, por nuk ja ka hapur derën askush.

Ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses dhe në orën 17:45 në prani të djalit të 60-vjeçarit forcat policore kanë hapur derën me forcë.

Në banesë janë gjetur të dy të pajetë.

Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë asfiksia nga gazi pasi dhe komshinjtë kanë ndjerë erën e gazit.

Dyshohet se mund të kenë vdekur mbrëmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu