Pamje prekëse! Kafshët përpiqen t’i shpëtojnë flakëve në Greqi

0

Fotot e mëposhtme tregojnë kafshët në luftë për t’i mbijetuar flakëve në Varibob të Greqisë. Zjarrfikësit dhe qytetarë të thjeshtë arritën të shpëtonin dhjetëra kafshë.

Fotoja e një vajze që përqafon kalin e saj në zjarr dhe zjarrfikësit që përpiqen t’i japin ujë një qeni, ndërsa një tjetër i fut këmbën në ujë për t’i qetësuar plagën e shkaktuar nga zjarri po bëjnë xhiron e rrjetit.

Pamje të tjera trishtuese janë imazhet e kuajve duke vrapuar për t’i shpëtuar flakëve. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Greke të Kuajve, disa kuaj u transportuan me kamionë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu