Historia inspiruese e atletes 13-vjeëare në Lojërat Olimpike. Theu kafkën, por nuk hoqi dorë deri sa fitoi medaljen

0

Është diskutuar shpesh për mavijosjet në këmbët e Sky Brown, por askush nuk e di që ajo për pak u nda nga jeta.

Ishte marsi i vitit 2019, ishte vetëm 10 vjeç dhe sapo kishte marrë fonde nga Sporti në Mbretërinë e Bashkuar për ta ndihmuar atë që kualifikohej në Lojërat Olimpike.

Nisi një ditë normale trajnimi, me kufjet në vesh duke dëgjuar Taylor Swift dhe Nicki Minaj dhe teksa bënte performancat e saj, për një moment bie poshtë, përmbys. Në atë moment ishte pa mbrojtëse në gju apo kokore.

“Ajo i urren mbrojtëset, por ne këmbëngulim gjithmonë për to nëse ajo stërvitet në beton,” thotë babai i saj.

Çfarë ndodhi me Sky 10-vjeçare? Përplasi kokën aq fort në beton, sa pati krisje në kafkë. E lindur në Japoni, por me një baba britanik, e mitura falë një mrekullie arriti të shpëtonte.

Përveç kësaj, jeta e 13-vjeçares nuk ka qenë kaq e lehtë, aeroporti ishte një gjë e zakonshme për të, duke udhëtuar mes Anglisë e Japonisë, dy vende me kultura krejt të ndryshme, me të cilat ajo është përshtatur.

Dhe dy vite më vonë nga incidenti që mund t’i kishte dhënë rrjedhë tjetër jetës së saj, Sky Brown ndodhet aty, në Olimpin e Lojërave Olimpike, bashkë me sportistët më të mirë të të gjithë botës.

“Tokyo 2020” ishte synimi i saj dhe ia arriti, ama ende nuk e dinte se cili ishte fati i saj. Pas disa performancave mbresëlënëse Sky Brown arrin në finale, dhe pse me disa rrëzime mbi skateboard-in e saj, trick-et që bëri lanë gojëhapur jurinë dhe të gjithë të pranishmit në stadiumin e Tokios.

Dhe 1001 peripecive, 13-vjeçarja i dha fund me një Medalje Ari të varur në qafën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu