Pamje të pabesueshme nga kampionati i NBA! Grushta dhe përleshje gjatë ndeshjes

0

Një ditë pas përleshjes mes Dillon Brooks dhe Donovan Mitchell, edhe Austin Rivers dhe Mo Bamba grushtojnë në ndeshjen Minnesota Timberwolves – Orlando Magic. Më pas sherri ka vazhduar në rrjetet sociale.

SHBA – NBA është ‘revolucionarizuar’ këto ditë. Vetëm një natë pas përleshjes së jashtëzakonshme mes Dillon Brooks dhe Donovan Mitchell në Cavaliers-Grizzlies, sërish kemi një përleshje edhe më tronditëse në ndeshjen midis Orlando Magic dhe Minnesota Timberwolves, që përfundoi me një fitore për Magic (127-120).

“Konkurentët” këtë here janë Mo Bamba nga Orlando dhe Austin Rivers nga “Wolves”. Nuk po e përshkruajmë betejën, më mirë shikoni videot…

Sherri përfundoi me nxjerrjen jashtë të pesë lojtarëve, jo vetëm Bamba dhe Rivers, por edhe Jaden McDaniels dhe Taurean Prince të Timberwolves dhe Suggs të Magic. Përleshja tani vazhdon në mënyrë ‘dialektike’ pas ndeshjes nga të dy kampet…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu