Të tjera pamje janë publikuar nga sherri mes grupit të Noizyt dhe Cllevio Serbianos nga Lushnja. Siç shihet nga pamjet, pavarësisht se Cllevio vrapon për t’i shpëtuar grushtave të reperit, grupi i Noizyt e ndjekin derisa ai hipën në makinë.
Gjithashtu, në pamje shihet se Cllevio Serbiano është i vetëm dhe ndiqet vetëm nga Izeti, një nga miqtë e tij më të ngushtë. Ky i fundit ka arritur të godasë vetëm një prej personave që ishte në grup me Noizyn dhe më pas është goditur nga ai vetë.
Pasi Cllevio ikën, grupi i Nozyt gjen të vetëm një nga shokët e të riut nga Lushnja dhe nisin ta godasin me grushta.
Lidhur me sherrin, policia ka proceduar penalisht, Noizyn dhe babain e tij, edhe pse përmasat kanë qenë vërtet të frikshme. Gjithashtu, Cllevio ka treguar se ka goditje të forta në kokë.