Publikohen pamjet e aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit, të identifikuar me inicialet G.O, sot në fshatin Samaticë të Beratit. I mituri u përplas nga një automjet me drejtues Ramazan Gjozi, 46 vjeç, e si pasojë ndërroi jetë në vend.
Në videon e publikuar nga Syri, të marrë nga kamerat e sigurisë në Samaticë, duke qartë moomenti kur vogëlushi po kalonte rrugën duke ndjekur xhaxhanë e tij, i cili ishte në një market në anën tjetër.
Por në momentin që po kalonte rrugën, u përplas nga makina. Menjëherë shoferi del nga mjeti dhe e merr në krahë për ta futur në makinë, ndërsa mendohet se ka qenë ai vetë që e ka dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatkeqësisht, I mituri ka ndërruar jetë.