PAMJE TË RËNDA/ Sulm në stacionin e trenit në Paris, autori goditi 6 persona me thikë, neutralizohet nga policia

0

FRANCË- Një sulmues me thikë është qëlluar nga policia pasi kishte goditur gjashtë persona me thikë në stacionin e trenit Eurostar të Parisit. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se disa persona u plagosën përpara se policia të neutralizonte sulmuesin në stacionin Gare du Nord, në qendër të Parisit, në orën 6:43 të mëngjesit me orën lokale.

Ai tha se burri kishte sulmuar një oficer kufitar me thikë para se të qëllohej. Zyrtari u shpëtua nga jelek antiplumb. Sulmuesi i paidentifikuar aktualisht ndodhet “midis jetës dhe vdekjes” në spital.

Policia e Parisit thotë se incidenti tani ka përfunduar. Video e Gare du Nord, një nga stacionet më të ngarkuara të udhëtarëve të kryeqytetit francez, tregoi një qetësi të frikshme me dhjetëra policë të stacionuar pranë hyrjes së terminalit Eurostar në zona të rrethuara nga publiku. Asnjë motiv specifik, përfshirë terrorizmin, nuk u lajmërua nga autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu