Pamje tmerri nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci

0

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme Kroacinë.

Mediet kroate kanë publikuar pamjet e para, ku shihet se lëkundja e fuqishme ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Siç shihet nga videot, banesa të tëra janë rrënuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë menjëherë në terren. Deri më tani raportohet një fëmijë që ka humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu