Pamje tronditëse/ Qindra zogj të ngordhur bien nga qielli (Video)

0

Banorët e qytetit verior meksikan të Chihuahua, kanë mbetur të tronditur kur qindra zogj ranë të ngordhur nga qielli.

Gjithçka ka ndodhur në mënyrë shumë misterioze. Zyrtarët kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë mund t’a ketë shkaktuar këtë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë se si një tufë zogjsh bien gjatë fluturimit.

Pas informacioneve të para, policia raportoi se u gjendën të ngordhur afro 100 zogj të zinj me kokë të verdhë, që migrojnë nga Kanadaja Veriore në Meksikë, shkruan Mail Online, transmeton Noa.al

Një veteriner vendas tha se zogjtë mund të kishin ngordhur pasi kishin thithur tym toksik nga një oxhak aty pranë ose për shkak të mbingarkesës nga kabllot e energjisë elektrike.

Megjithatë, autoritetet ende nuk e dinë se çfarë e shkaktoi këtë incident.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në fillim të këtij viti në Tarragona, ku qindra zogj ranë nga qielli për shkak të kimikateve toksike që ishin lëshuar nga një fabrikë petrokimike në zonë.

Në mediat lokale ka filluar të qarkullojë një thashethem se ata u goditën nga linjat elektrike që ndodheshin pranë tyre.

Shkencëtarët po invstigojnë rastin në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu