InfowebTv – ka siguaruar pamjet e djegies së qëllimshme të mjetit të një efektivi të policisë së Shkodrës.
Siç shihet dhe nga pamjet një person me kapuç, afrohet pranë mjetit të efektivit Sokol Kroni, duke e djegur atë, dhe më pas largohet me shpejtësi.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën që ushtron Kroni, prej disa vitesh pjesë e policisë së Shkodrës.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje efektivin e policisë, për të mësuar më shumë rreth ndonjë konflikti të mundshëm që Kroni ka pasur kohët e fundit.
“Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes’, njoftoi më herët policia sa i takon djegies së mjetit.