Pandemia rriti simptomat e depresionit tek të miturit

0

Ka një debat të vazhdueshëm nëse shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve është ndikuar nga ndërprerjet dhe kufizimet e vendosura gjatë pandemisë Covid-19.

Një rishikim sistematik dhe meta-analizë e 53 studimeve të më shumë se 40,000 fëmijëve dhe adoleshentëve deri në 19 vjeç në dymbëdhjetë vende zbuloi një rritje të simptomave të depresionit gjatë pandemisë Covid-19.

Kjo rritje është vënë re veçanërisht tek vajzat, ato me prejardhje relativisht më të larta të të ardhurave dhe ato që jetojnë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Hulumtimi, i udhëhequr nga studiuesja Sherry Madigan nga Universiteti i Calgary në Kanada, u botua në revistën JAMA Pediatrics.

Studimi, nxori në pah gjithashtu se simptomat e ankthit tek fëmijët dhe adoleshentët u rritën gjatë pandemisë, megjithëse kishte disa prova që rritja ishte më e madhe ishte tek ata me prejardhje relativisht më të larta të të ardhurave.

Ndryshimet më të mëdha në simptomat e depresionit dhe ankthit për fëmijët nga shtresat më të larta të të ardhurave mund të lidhen, sipas studiuesve, me aksesin më të madh në pajisjet dixjitale.

Ekziston gjithashtu mundësia që këta fëmijë të kenë më shumë kufizime në rutinën e tyre, si anulimi i aktiviteteve jashtëshkollore.

Studimi gjithashtu nxori në pah problem të tjera si çrregullime të të ngrënit dhe tentativa të shumta për vetëvrasje apo dhe mendime rreth vetëvrasjes gjatë pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu