Momente paniku janë regjistruar në aeroportin e La Guardias në Nju Jork, pasi një pilot ka raportuar tek kulla e vrojtimit, për një person të dyshimtë. Autoritetet kanë zbritur menjëherë në pistë dhe kanë ushtruar kontrolle në çantën e burrit.
Të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi nga avioni i “American Airlines” sapo ai u ul në pistë, ndërsa autoritetet e arrestuan të dyshuarin menjëherë duket e vendosur me fytyrë në tokë.
Sipas të gjitha dëshmive, personi i dyshuar, pasagjer në avion, nuk iu ishte disa herë punonjësve dhe mbante në dorë një pajisje të dyshimtë.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për të dyshuarin e arrestuar dhe as për pakon e dyshimtë nëse përbente ndonjë kërcënim të mundshëm.