Panik në ajër/ Pëson difekt në motor avioni i linjës Tiranë-Bolonja. Pas disa rrotullimesh, ulet në Bari

0

Avioni i linjës Tiranë-Bolonja i cili ishte nisur nga Rinasi, ku brenda tij udhëtonin pasagjerë shqiptarë ka përjetuar panik në ajër, pasi njëri nga dy motorrët ka dalë jashtë funksionit.

Grafika e mësipërme tregon se si avioni është rrotulluar disa herë në ajër, duke ngjallur panik tek pasagjerët.

Pas disa rrotullimeve aioni ka bërë ulje të detyruar në Bari.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albawings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu