Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme tek Unaza e Re në Astir.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e incidentit është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve duke krijuar trafik, ndërkohë që re të zeza tymi kanë mbuluar zonën.
Ende nuk dihen shkaqet e që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.





