FIER– Kati i parë i spitalit Rajonal të Fierit është përfshirë nga flakët e zjarrit. Flakët kanë rënë në repartin e imazherisë, te makineria e larjes së filmave për grafi e më pas është përhapur në dhomë. Të gjithë pacientët janë evakuuar dhe kanë dalë jashtë nga frika.
Ende nuk dihet nëse ka pacientë të lënduar nga flakët e zjarrit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe efektivët e policisë.