Momente paniku për 200 pasagjerët në fluturimin Wizzair Gatwick – Catania më 8 gusht, të cilët u goditën gjatë uljes nga një stuhi ere dhe breshëri. Asnjë pasagjer nuk u lëndua, por avioni nga Londra u ul në pistën e aeroportit Fontanarossa me gërvishtje të dukshme në pjesën e përparme, ndoshta të shkaktuara nga breshri.
Avioni duhej të nisej të njëjtën mbrëmje, por u bllokua për riparimin e pjesëve të dëmtuara dhe pasagjerët u vendosën me shpenzimet e transportuesit në hotele të ndryshme të qytetit.
Fotot e marra nga pasagjerët dhe të shpërndara nga faqja “Sicilia in Volo” në Facebook, tregojnë dëmtime të dukshme në trupin e avionit, një Airbus A321N.
Dyshohet se shkak i dëmtimit ka qenë breshëri. Pamjet e radarit meteorologjik të kohës së uljes tregojnë praninë e reve plot breshër mu në zonën mbi aeroport.
Një tjetër hipotezë e qarkulluar në Facebook është ajo e “goditjes së shpendëve”, apo goditjes me një zog të madh. Asnjë hipotezë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kompania.