Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune një pikë grumbullimi hekurash për skrap në Kavajë.
Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për përsona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve, ndërsa situata tashmë thuhet se është nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit.