Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pikë grumbullimi hekurash për skrap në një zonë industriale në Kavajë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësesh, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë dhe po punojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Burime nga terreni bëjnë me dije se situata tashmë është vënë nën kontroll, ndërkohë që pritet të kryhen vlerësime për dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri.