KORCE – Dueli i Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Lushnjës është ndërprerë për disa minuta, duke krijuar ankth dhe panik tek të pranishmit në stadium.
Arsyeja ishte gjendja shëndetësore e një tifozi, i cili u ndje keq në shkallët e stadiumit. Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i dhënë atij ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë për në spital.





