Panik në mes të detit, skafi me 5 turistë përfshihet nga flakët

0

Pesë persona kanë rrezikuar seriozisht jetën sot paradite në Vlorë, pasi skafi me të cilin lundronin ka marrë befas zjarr në mes të detit.

Një anije turistike ka njoftuar menjëherë Policinë, që ka mbërritur në kohë për t’i shpëtuar.

Nga policia e Vlorës  u tha rreth orës 9:45 u njoftuan nga një anije turistike për një skaf me pesë persona, i cili ishte i përfshirë nga flakët në bord në zonën e plazhit të vjetër.

Menjëherë është dërguar rimorkiatori dhe një mjet tjetër i vogël për të dhënë ndihmë.

Me mbërritjen e tyre në vendngjarje, zjarri u fik dhe situata u vu nën kontroll me dëme vetëm materiale.

Mjeti lundrues u urdhërua të shkojë në Portin e Vlorës për verifikimin e mëtejshëm teknik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu