Pak orë para se të niste koncertin, artisti shqiptar merr lajmin e hidhur

0

Vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë, këngëtari i operas Ramë Lahaj ka humbur personin më të shtrenjtë në jetën e tij.

E ëma e Ramës u nda nga jeta duke i lënë një boshllëk e dhimbje të madhe të birit, i cili mori forcën të dalë para qytetarëve dhe t’i “servirë” të gjithëve artin e tij, pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodhej.Vetëm pas koncertit, Ramë Lahaj ka njoftuar se e ëma e tij është ndarë nga jeta, me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Miq, shokë e dashamir,
nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin.
Familja Lahaj

Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”- ka shkruar ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu