Panik në Sarandë, një person kryen manovra të rrezikshme në rrugë dhe përplas policin, efektivët i përgjigjen me të shtëna armësh

0

Momente paniku janë regjistruar në qytetin E Sarandës. Mësohet se një makinë, në hyrje të qytetit nuk i është bindur forcave policore për të ndaluar, duke kryer manovra të rrezikshme.

Gjatë këtij akti, automjeti ka goditur efektivin e policisë R. Ç. Raportohet se policia i është kundërpërgjigjur me të shtëna armësh mjetit, në tentativë për ta ndaluar.

Deri më tani drejtuesi i mjetit ende nuk është kapur, ndërkohë është gjetur dhe një armë zjarri, që besohet se i përket atij.

Policia ndërkohë ka shtuar kontrollet në zonë, ndërsa në operacion po merr pjesë edhe mjeti lundrues i policisë që po kryen inspektime në breg të detit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu