Papa Francesku ende në gjendje kritike, kalon dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes

0

Vatikan – Buletini Mjekësor i Mbrëmjes bëri me dije gjendjen shëndetësore të Papa Franceskut. Sipas Buletinit, Ati i Shenjtë prezantoi dy episode të insuficiencës akute të frymëmarrjes, të shkaktuar nga grumbullimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë e bronkospazmës.

Ekipi i mjekëve bën me dije se janë bërë dy bronkoskopi me nevojën e aspirimit të sekrecioneve.

“Pasdite rifilloi ventilimi mekanik joinvaziv. Ati i Shenjtë qëndroi vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues gjatë gjithë kohës. Prognoza mbetet e rezervuar”, – vijon buletini mjekësor.