Papa Françesku: Kujtoni ukrainasit, lutuni për paqe

0

Papa Françesku u ka kërkuar njerëzve në mbarë botën që të kujtojnë ukrainasit në strehimoret e nëndheshme që kërkojnë mbrojtje nga bombardimet dhe falënderoi Poloninë që pranoi pjesën më të madhe të refugjatëve nga lufta. Françesku foli në audiencën e tij të përgjithshme javore të mërkurën e hirit, të cilën ai e ka shpallur një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë.

Pasi iu drejtua polakëve, Papa u largua nga skenari për të thënë se përkthyesi polak në skenë me të, At Marek Viktor Gongalo, është ukrainas.

Aktualisht banorët e Kievit janë strehuar në stacione metroje dhe vende të tjera nëntokësore gjatë natës. Ka radhë të gjata për karburant dhe disa produkte po mbarojnë nëpër dyqane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu