Asambleja miraton propozimin, zgjedhjet për presidentin e FSHF-së shtyhen për më 15 mars…

0

Teksa në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, që nga ora 10:30, kanë nisur punimet e saj Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, siç ishte paralajmëruar më herët, pavarësisht situatës së tensionuar, ka folur presidenti Armando Duka.

Pas tij, fjalën e ka marrë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili ka vlerësuar punën e FSHF-së për zhvillimin e futbollit shqiptar, duke mos harruar të fshikullojë edhe ndërhyrjet e politikës në këtë proces zgjedhor.

Më pas, asamblenë e përshëndetën i deleguari i FIFA-s dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Pas tyre, zv.presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova i kërkoi Asamblesë që të bien dakort që zgjedhjet për president të FSHF-së, të shtyhen për më 15 mars, ora 10:00, propozim të cilin të pranishmit në Asamble e miratuan. Më tej, Asambleja vazhdoi punimet e saj me renditin e ditës, duke anashkaluar procesin e zgjedhjes së presidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu