Dinamo dhe Elbasani barazuan 1-1 mes tyre, në supersfidën e javës së 12-të në Superiore.
Të dy golat e ndeshjes në “Air Albania”, u shënuan në pjesën e parë. Verdheblutë kaluan në avantazh në minutën e 34-t, falë golit të shënuar nga Tsague.
Megjithatë, Dejvi Bregu barazoi shifrat me një penallti në minutën e 43-të. Fraksioni i dytë ishte i qetë dhe me pak raste për shënim.
Në fund dy ekipet u detyruan të kënaqen me nga një pikë mes tyre. Elbasani merr kryesimin me 24 pikë, në pritje të Vllaznisë, që luan ndaj Partizanit.
Dinamo renditet në vendin e katërt me 19 pikë të grumbulluara.





