Paqja afër? Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

0

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, gjatë një vizite në Kiev është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Edhe Rusia edhe Ukraina duan një armëpushim dhe tani duhet të shprehin qëndrimet e tyre negociuese. Ne mendojmë se është e mundur të kurorëzojmë negociatat në Stamboll me një takim Trump – Putin – Zelensky të organizuar nga presidenti Erdogan,” është shprehur diplomati turk.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas, Andri Sybiha, ka theksuar se Kremlini duhet të pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte, duke vlerësuar rolin ndërmjetësues të Turqisë në përpjekjet për paqe.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë një delegacion në raundin e dytë të bisedimeve ruso-ukrainase të planifikuara më 2 qershor në Stamboll.