Para 25 vitesh i vranë vëllanë, detaje nga krimi në Elbasan, si u qëllua për vdekje 33-vjeçari pas sherrit të momentit

0

Një konflikt i çastit i mori jetën 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku, mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan.

Ngjarja ndodhi pranë një zone të banuar, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena.”

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si K.Sh, 20 vjeç.

Pas një përplasjeje verbale mes viktimës dhe një grupi të rinjsh, 20-vjeçari nxori armën dhe qëlloi disa herë mbi Ulqinakun, duke e lënë të vdekur.

Mësohet se 33-vjeçari ishte baba i një fëmije.  Pas ngjarjes autori dhe personat e tjerë u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia blindoi zonën.

Burime për InfowebTv bënë me dije se kjo është tragjedia e dytë në familjen Ulqinaku, pasi në vitin 1997, në kohën e trazirave në Shqipëri është vrarë edhe vëllai i Madritit.

Ndërkohë nga ana e policisë nuk është bërë ende e mundur kapja e autorit të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu