Paralajmërimet e opozitës për protesta, Rama: Thonë do vijmë do të marrin zyrën

0

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet pasditen e së premtes në Tropojë, ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të opozitës.

Në takimin e radhës në këtë bashki, kreu i qeverisë akuzoi PD-në se po ndjek linjën e Putinit pasi ky i fundit “kërkon që në vendet e NATO-s të ketë rrëmujë.”

Duke sjellë në vëmendje thirrjet e opozitës për protesta, Rama tha se dëmi po i bëhet Shqipërisë, pasi për të fituar gjë nuk kanë.

“Putini kërkon që në vendet e NATO-s të ketë rrëmujë. Zgjedhjet janë në maj. Çfarë dmth kjo, ne do vijmë, do marrim zyrën, do marrim çatinë, do marrim ballkonin. Hajdeni njerëz çohuni. Mendoni se është pa lidhje? Jo ka shumë lidhje, se për të marrë do marrin Noc Rrokun. Shqipërisë i bëjnë një dëm të madh. Duke e çarë gjithë pjesën që është e angazhuar në politikë në këtë formë, angazhojnë për hesap të Kremlinit një pjesë të shqiptarëve që në mënyrë të pavetëdijshme bëhen vegla të këtyre veglave, por me një ndryshim. Këto vegla paguhen për ta bërë këtë punë. I morën gjysmë milioni dollarë, për të rrëzuar PS-në. Na del që çadra financohej me para ruse.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu