Paralajmërimi i Berishës për protestë më 6 dhjetor, Çuçi: Antishqiptar, kërkon të turpërojë vendin kur mirëpret për herë të parë Samitin e BE

0

Pas deklaratës së bërë nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se protesta e radhës do të mbahet më 6 dhjetor, ditën kur pritet të mbahet në Tiranë Samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ka reaguar Ministri i Brendshëm.

Bledi Çuçi shprehet se vetëm një anti-shqiptar mund të organizojë një protestë kundër BE-së, duke lënë një damkë në sytë e të gjithë botës.

“Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit. Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t’i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës. Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu