Paralajmërimi i Brisida Shehajt: Nesër do denoncojmë një skandal të rëndë

0

TIRANË- Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisilda Shehaj bëri të ditur se ditën e nesërme, do të denoncojë se bashku me liderin e “PL”, Ilir Metën një skandal të rëndë. Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Shehaj u shpreh se ky do të jetë denoncimi i parë, teksa shtoi se vetëm sot ka marrë 80 denoncime për korrupsion.

“Vetëm sot sa doli lajmi janë rreth 80 njerëz që presin të takohen me mua për të bërë denoncimet e tyre. Një gjë është e sigurt që ne nuk do denoncojmë me fjalë, do mundohemi të jemi sa preçiz dhe konkretë. Denoncimi i parë nga kjo strukturë vjen nesër, ne do të kemi konferencë me kryetarin, zotin Ilir Meta. Mund t’ju them që është shumë e rëndë, do jetë një denoncim shumë i rëndë dhe kemi vendosur të flasim me fakte dhe dokumenta,”-tha ajo. Por nuk dha detaje të tjera lidhur me çfarë bëhet fjalë.

Ndërkohë që duket se ka vendosur të nisë menjëherë nga puna, fill pasi lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e prezantoi këtë të hënë Brisida Shehajn si koordinatore për luftën kundër korrupsionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu