Paralajmëron Zelensky: Rusët gati të marrin nën kontroll termocentralin e tretë bërthamor

0

Pasi pushtuan termocentralet e Çernobilit dhe Zaporizhzhisë, rusët tashmë janë drejtuar për te një termocentral i tretë bërthamor në Ukrainë.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se trupat ruse po tentojnë të marrin nën kontroll termocentralin e tretë në Ukrainën jugore, i cili 120 kilometra në veri të Mikolayv, një qytet aktualisht nën rrethim nga rusët.

Ndër të tjera Zelensky ka shprehur shqetësimin për këtë hap të Rusisë, teksa dy ditë më parë ai publikoi një video ku dukeshin bombardimet në termocentralin e Zaporizhzhisë.

Vladimir Putin ka kërcënuar disa herë me përdorimin e armëve bërthamore, teksa me fillimin e luftimeve, Ukraina regjistroi shifra më të larta se normalja nga Cherrnobili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu