Parandalohet krimi brenda familjes! 20-vjeçari dhunon xhaxhain, kapet me armë, fishekë dhe granata

0

Një krim brenda familjes është parandaluar ditën e sotme në Mat, teksa një 20-vjeçar ka dhunuar xhaxhain e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Drita, ku 20-vjeçari e ka dhunuar xhaxhain për motive të dobëta. Fatmirësisht polica ka ndërhyrë në kohë, duke ndaluar të riun. Pas kontrolleve, në shtëpi iu gjetën 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Njoftimi i policisë:

Për motive të dobëta, dhunoi xhaxhain e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit.

Në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu